Opinione

Astrit Maēi: Shkolla e Koverēanos, modeli i trajningut shqiptar

Astrit Maēi: Shkolla e Koverēanos, modeli i trajningut shqiptar

AlbanianSport.net

ASNN - Shqipėria shumė shpejt do tė ketė aromėn e futbollit italian. Jo se lojtarė tė vendit fqinjė do tė luajnė nė kampionatin tonė (kjo dhe mund tė ndodhė, gjithsesi), por se trajnerėt tanė nė kurset qė ata ndjekin pėr tė marrė licencėn "UEFA B", "UEFA A" - mė vonė dhe "Pro" - instruktohen nga profesorė italianė, qė vinė nga njė prej shkollave mė tė njohura nė botė, Koverēano, e qė ka njė traditė 52-vjeēare.
Astrit Maēi, pėrgjegjėsi i Sektorit Teknik tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, dhe njėkohėsisht zv/trajner i kombėtares nė ndeshjet ndaj Bosnjes dhe Bjellorusisė kėtė muaj, nė njė intervistė dhėnė pėr Agjencinė Telegrafike Shqiptare (ATSH), se nė Shqipėri kanė ardhur jo pak, por 33 instruktorė italianė, tė cilėt kanė lėnė padyshim gjurmėt e tyre tek 44 trajnerėt me licencėn "UEFA A" dhe 372 trajnerėt me licencėn "UEFA B".
"Mė duhet ta theksoj, se literatura, mėsimdhėnia dhe metodologjia ėshtė e njėjtė si nė Shqipėri, ashtu dhe nė Itali",  tha Maēi, duke shtuar se "tutori i Sektorit Teknik tė Federatės Shqiptare tė Futbollit ėshtė Italia, apo shkolla e saj teknike, Koverēano". Nė vitin 2000 nė Shqipėri ishin 750 trajnerė futbolli tė liēencuar nga Federata Shqiptare e Futbollit e deri atyre viteve, e qė kishin licenca tė tipit "C", "B", "A" dhe "Pro" shqiptare. Pikėrisht, nė atė vit u mor njė vendim qė secili nga trajnerėt do tė mbronte nivelin qė ai zotėronte.
Provimet u dhanė nė Institutin e Fizkulturės dhe Sporteve, sot Universiteti i Sporteve. Nga kėta e mbrojtėn dhe e rinovuan licencėn vetėm 450 vetė, tė cilėt u quajtėn tė liēencuar. Nė vitin 2004, me propozim tė ēekut Vaclav Jira, tė gjitha liēencat e trajnerėve u barazvlerėsuan dhe  konvertuan nė tė gjitha Europėn dhe tė kishin tė njėjtin emėrtim.
Pėr Shqipėrinė gjithēka nisi kėtė vit, pas nėnshkrimit tė njė konvente midis presidentit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka dhe UEFA-s. Koverēano konsiderohet si njė universitet futbolli. Si teknikėt Franko Ferrari, ashtu dhe Mario Marela, Ferreto Ferreti, Masimo Kaēatori, apo dhe vetė Alberto Zakeroni kanė transmetuar eksperiencėn e tyre te trajnerėt shqiptarė, duke sjellė edhe eksperiencėn 52-vjeēare tė Koverēanos.
Shkolla e Koverēanos, apo qendra teknike "Luigji Ridolfi" siē quhet zyrtarisht ajo, ka filluar nė vitin 1947. Nė tė kanė marrė pjesė trajnerė nga e gjithė bota, pasi ishte e vetmja nė atė kohė. "Shkolla e trainingut shqiptar", sipas Maēit "nuk ka ndonjė model tė pėrgjithshėm, por duke pasur lidhje jashtėzakonisht tė ngushta me Koverēanon, mendoj se ėshtė shumė e mirė qė ndjekim atė italiane. Ėshtė njė nga shkollat mė tė mira nė botė. Kjo nuk do tė thotė, aspak qė ajo gjermane apo angleze janė prapa."
"Ne kemi ndjekur kėtė model. Jo vetėm pse e kemi afėr, por nuk duhet harruar edhe njė fakt, se 70 pėr qind e shqiptarėve flasin italisht. Tė gjitha materialet teknike, trajnerėt tanė i marrin dhe i kuptojnė pa asnjė problem". Nėse nė Shqipėri kėto vitet e fundit kanė ardhur njė numėr jo i vogėl trajnerėsh tė huaj, aktualisht janė tre tė tillė, malazezi Radonjiē te Vllaznia, argjentinasi Blanko te Dinamo e sė fundi dhe maqedonasi Ilievski te Bylis, shumė pak trajnerė shqiptarė tė punojnė jashtė vendit.
 "Nė radhė tė parė qė punosh jashtė vendit duhet tė kesh licencėn "UEFA Pro". Dua t'iu kujtoj se me liēencė tė nivelit "B" nė Itali ka rreth 60 mijė trajnerė, ndėrkohė qė numri i ekipeve ėshtė 2000. Janė 58 mijė trajnerė nė Itali qė janė tė papunė. Dhe ēdo vit Italia prodhon nė vit 1750 licenca, midis tyre janė 40 liēenca "A" dhe 40 liēenca "Pro". Hapėsira ēdo vit vjen duke u ngushtuar, ndėrkohė qė numri i ekipeve mbetet i njėjtė.
Megjithatė, kjo varet dhe nga zotėsia e trajnerėve, por dhe nga tregu i punės", thotė Maēi. Shkollėn mė tė famshme tė futbollit nė botė, Koverēano, e kanė ndjekur edhe disa trajnerė shqiptarė. Ish-trajneri i ekipit Kombėtar dhe disa ekipeve, Astrit Hafizi, ish-trajneri i Partizanit e Skėnderbeut, Edmond Gėzdari. Sulejman Mema, ish-trajner kampion me Tiranėn, gjithashtu ka marrė licencėn "A".
Ndėrsa atė "B" nė Koverēano e ka marrė Sulejman Demollari (aktualisht trajneri i Kombėtares U-15) dhe Eqerem Memushi (aktualisht trajneri i Tomorit). Gjithsesi, jo ēdokush mund tė shkojė nė Koverēano, pasi kjo zgjidhet midis dy federatave. Durrsaku Edmond Miho ka punuar si trajner nė Maqedoni, por duke filluar nga vitet 1990. Jashtė Shqipėrisė, nė Kosovė, ka drejtuar skuadėr edhe Mehdin Zhega, Prishtinėn. Sipas pėrgjegjėsit Maēi, nė gjashtė vitet e fundit nė Shqipėri janė liēencuar 372 trajnerė tė nivelit "UEFA B" dhe 44 me nivelin "UEFA A"

                                    

Sondazh

A janė klubet shqiptare tė basketbollit gati pėr tė marrė pjesė nė Ligėn Ballkanike?

Shih Rezultatet

Intervistė e rastit

Sporti dhe Shėndeti